Po sikur t’ju themi që peshqirët i keni larë gjithë kohës gabim?
Nëse adhuroni peshqirët e butë të hoteleve dhe s’e kuptoni arsyen pse peshqirët tuaj ashpërsohen dhe bëhen si letër smeril pas disa larjesh, s’jeni të vetmit. Keni provuar t’i lani me ilaç të mirë rrobash, aromë e zbutës, gjithçka që të jenë më të këndshëm dhe më të butë për lëkurën tuaj, por as këto s’kanë mjaftuar.
Ndonjëherë, është më mirë të bëni më pak se më shumë, kur vjen puna tek kujdesi ndaj peshqirëve pasi deri tani mund t’i keni larë gabim padashje.
Mjafton një ujë i ftohtë, me sasinë normale të detergjentit, pa zbutës dhe tharje minimale, kaq duhet për peshqirë të butë kurdoherë. Temperaturat e ulëta nuk e tkurrin peshqirin, ruajnë ngjyrën dhe funksionojnë më mirë mbi njolla.
Kimikatet tek zbutësit e rrobave mund të dëmtojnë fibrat dhe t’i bëjnë peshqirët më pak elastikë pas çdo larjeje. Mund t’i jepni më shumë jetëgjatësi peshqirëve duke i larë më vete dhe jo me rroba të tjera, kështu shmangni edhe pushavitjen. Kujdesuni të mos e hamendësoni më sasinë e detergjentit që duhet të përdorni, hidhini aq sa rekomandohet. Lërini sa më pak për t’u tharë, pasi nxehtësia e tepërt i dëmton dhe është më mirë të thahen natyralisht.