Gattuso i mëshoi gojës pas humbjes: Kjo është nota që e mori Rrahmani
Amir Rrahmani ka marrë protagonizmin e një videoje që është bërë virale gjithandej, pasi që u pa derisa u godit nga trajneri i tij Gennaro Gattuso – ndoshta edhe pa mendimin për t’i shkaktuar dëme fizike në gojë.
Rrahmani bëri një tjetër paraqitje për Napolin, pas mungesave në mbrojtje të Kostas Manolasit dhe Kalidou Koulibalyt.
E mira ishte se partneri i tij në mbrojtje, serbi Maksimoviq u zëvendësua nga Gattuso – por jo edhe Rrahmani, përcjell Periskopi.
Sidoqoftë, Sofascore e ka vlerësuar paraqitjen e Rrahmanit me notën 6,3 ose më të dobët se ajo e Maksimoviqit që ishte 6.8.
Vetëm Mario Rui në ekipin e tij kishte notë më të ulët, dhe e cila ishte 6.0. Edhe portieri Meret mori notë shumë të ulët, ose vetëm 5,9.