Bergamezët e Atalantës mposhtin Napolin, u shënuan plot 6 gola

Bergamezët e Atalantës mposhtin Napolin, u shënuan plot 6 gola

Atalanta ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi kundër Napolit.

 

Skuadra vendase arriti të fitoi me rezultat bindës 4 – 2, ndeshje në të cilën ylli kosovar Amir Rrahmani zhvilloi 90 minuta të plotë.

Pjesa e parë pavarësisht rasteve, mbaroi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet.

Ishte Zapata që pas asistimit të Muriel shënoi për 1-0 (52′).

Mbrojtësit u kundërpërgjigjen përmes Zielniskit qysh pas gjashtë minutave (58′).

Por, Atalanta nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë përmes Gosens (64′).

Pastaj, Muriel arriti të realizoi pas një gabimi për 3 – 1 (71′).

“Napolitanët” sërish ngushtuan epërsinë me anë të Gosens që shënoi autogol pas një harkimi (76′).

Mirëpo, shpresat për përmbysje zgjatën vetëm tre minuta, ngase Romero pas asistimit të Gjimshitit ia doli të vulos fitoren (79′).

Me këtë fitore, Atalanta ngritët në pozitën e katër me 43 pikë, derisa Napoli zë pozitën e shtatë me 40 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar

Shpërndaje në: