Arb Manaj po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë, kësaj radhe shënon dy gola
Sulmuesi klinas Arb Manaj, edhe njëherë tjetër ishte vendimtar për skuadrën e Balikesirspor, duke shënuar dy gola.
Kjo e fundit fitoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Bursasporit.
22-vjeçari realizoi në minutat 35 dhe 61, për tre pikë tejet të rëndësishme të skuadrës së tij, e cila tashmë është shkëputur paksa nga pjesa më e poshtme e tabelës.
Ish futbollisti i Trepçës ‘89, është huazuar te Balikesirspor në afatin kalimtar të janarit nga Keciorengucu.
Edhe pse është vetëm sezoni i tij i parë në arenën ndërkombëtare, Arb Manaj ka shënuar plot shtatë gola e numëron dy asistime në Ligën e Parë të Turqisë.