FC Ballkani mposht Feronikelin, merr kreun e tabelës së Superligës
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, duel ky në kuadër të xhiros së 20’të të Superligës së Kosovës, përcjell Periskopi.
Ndonëse pjesa e parë u mbyllë e qetë për të dyja skuadrat që kishin rastet e veta për shënim, në pjesën e dytë vendasit e Ballkanit arritën ta gjejnë golin e epërsisë dhe atë të fitores.
Autor i golit për Ballkanin ishte sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku.
Me këtë fitore minimale, Ballkani pozicionohet në pozitën e parë me plot 44 pikë të numëruara, aq sa ka edhe kampioni në fuqi, Drita. /Periskopi