Kështu e komentoi Klopp formën katastrofale dhe humbjen e parë në ‘Anfield’ nga Evertoni pas 22 vitesh
Jurgen Klopp u desh të përballej me pyetjet e gazetarëve pas humbjes 2-0 kundër Evertonit në ‘Anfield’, të shtunën mbrëma.
Kjo ishte hera e parë që ‘Toffees’ fitojnë derbin e ‘Merseyside’ pas 22 viteve dhe e bënë me plot meritë, shkruan Periskopi.
Richarlison fillimisht shënoi në minutën e tretë, derisa Gylffi Sigurdsson ia dha goditjen përfundimtar ‘Të Kuqve’ në minutën e 83-të nga penalltia.
Pas ndeshjes, Klopp u shpreh:
”Goli i hershëm ishte totalisht i panevojshëm. Duhet të mbrohemi më mirë definitivisht, sepse një gol i tillë i jep ndeshjes një drejtim që nu iu duhet.
”Ne bëmë një gabim në pjesën e parë dhe ata e shfrytëzuan, ndërsa ne patëm raste të mira shënimi por nuk i shfrytëzuam.
”Kë mund ta kritikoni për këtë veç vetes tënde?” /Periskopi.com/