Atletico Madridi shpartallohet midis ‘Wanda Metropolitanos’, e pëson keq nga Levante
Atletico Madridi është mposhtur 2-0 nga Levante, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në La Liga.
”Los Colchoneros” u shokuan midis ‘Wanda Metropolitanos’ dhe kjo qartazi rihap garën për titull, shkruan Periskopi.
Morales fillimisht kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 30-të, para se De Frutos t’i jepte goditjen përfundimtare Atleticos në minutën e pestë të kohës shtesë.
Pavarësisht humbjes, Atletico Madridi vazhdon të kryesojë me 55 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Levante pas kësaj fitoreje grumbullon 28 pikë dhe pozicionohet në vendin e 11-të. /Periskopi.com/