Tuchel poshtëron keq Hudson-Odoin: E fut në pjesën e dytë në lojë, por e largon pas 30 minutave
Diçka e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Southamptonit dhe Chelseat, e vlefshme për javën e 25-të në Premier League.
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel inkuadroi Hudson-Odoin në lojë me të filluar pjesa e dytë, në vend të Tammy Abrahamit, derisa Chelsea ishte në disavantazh 1-0, shkruan Periskopi.
”Të Kaltërit” arritën të barazojnë në 1-1 në minutën e 54-t përmes një penalltie të konkretizuar nga Mson Mount.
22 minuta më vonë, saktësisht në minutën e 76-të, semafori tregoi për largim të Hudson-Odoit, teksa në vend të tij u fut transferimi i verës, Hakim Ziyech.
Anësori anglez sigurisht se nuk mund të jetë aspak i lumtur me vendimin e trajnerit gjerman. /Periskopi.com/