Drita – Trepça 89 dhe Drenica – Besa: Pjesët e para mbyllen me këtë rezultat
Kanë përfunduar pjesët e para nga dy ndeshjet e javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, të cilat kanë filluar nga ora 13:00.
Drita është duke u mposhtur 2-0 pas 45 minutave të parë si nikoqire e Trepçës 89 në Gjilan, shkruan Periskopi.
Zeki Ademi realizoi për epërsinë e parë në minutën e 14-të, ndërsa në kohën shtesë u dyfishua epërsia e mysafirëve.
Në përballjen tjetër, atë mes Drenicës dhe Besës, rezultati është 0-0 pas 45 minutave lojë. /Periskopi.com/