Arsyeja pse Cruyff kishte refuzuar të bëhej trajner i Barcelonës
Kandidati për president të Barcelonës, Johan Laporta ka folur për të kaluarën e tij sa ishte pjesë e klubit.
Në një intervistë dhënë “Cat Radio”, Laporta ka deklaruar se kishte tentuar që ta aktivizonte për herë të dytë në histori Cruyffin, por që bashkëshortja e këtij të fundit e kishte parandaluar një gjë të tillë.
Tutje, Laporta shpalosi gjithë planin, ku kishte menduar që Guardiola të ishte zëvendës i Cruyffit.
“Unë i kërkova Cruyff të merrte përsipër detyrën e trajnerit, me Guardiolan si ndihmësin e tij”, tha ai.
“Unë pashë se si i shkëlqyen sytë sepse ai do të donte ta bënte përsëri atë. Ai ishte gati të pranonte, por gruaja e tij e parandaloi një gjë të tillë”, deklaroi Juan Laporta.
Kujtojmë se Johan Cruyff për tetë vite me radhë, 1988-1996 ishte trajner i parë i katalunasve, ndërsa njihet si babai i sistemit “Tiki-Taka”.