Chelsea e super fuqishme kundër Southamptonit, rikthehen yjet kryesorë
Chelsea është në kërkim të fitores së gjashtë rresht kundër Southamptonit të shtunën.
”Të Kaltërit” janë të pamposhtur që prej ardhjes së Thomas Tuchelit në vend të Frank Lampardit në ‘Stamford Bridge’ muajin e kaluar.
Kjo formë e mirë i ka rikthyer ata në top katërshe dhe do të shpresojnë për paraqitje pozitive edhe në Champions League, transmeton Periskopi.
Tuchelin e presin vendime të rëndësishme në lidhje me përzgjedhjen e skuadrës, pas fitores 2-0 kundër Newcastlet të hënën.
Dyshimi më i madh i tij do të jetë në sulm – por Olivier Giroud është favoriti i qartë.
Tammy Abraham startoi kundër ‘Magpies’, por ai pësoi një lëndim në pjesën e parë.
Anglezi nuk pritet të jetë i gatshëm për të shtunën, por francezi duket se është i destinuar ta zëvendësojë atë.
Timo Werner, i cili impresionoi në ndeshjen e fundit duke u shpallur edhe ‘Lojtari i Ndeshjes’, pritet që gjithashtu të luajë në sulm.
Transferimi tjetër i verës, Kai Havertz mund të rikthehet në 11-shen startuese, së bashku me mbrojtësin Thiago Silva.
Të dy rifilluan stërvitjet ditën e djeshme dhe mund të hidhen direkt në aksion nga Tuchel, pas lëndimeve.
Callum Hudson-Odoi startoi si anësor krahu defanziv, por meqë është ndeshje në udhëtim, Reece James mund të preferohet pasi ofron më shumë në defanzive.
Tekniku gjerman duhet të marrë një vendim edhe për portierin.
Kepa befasisht startoi kundër Newcastlet, por Tuchel konfirmoi më herët këtë javë se Edouard Mendy është ende portieri numër 1.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 13:30. /Periskopi.com/