Neveritëse: Tifozët serbë të Crvena Zvezdës abuzuan Ibrahimovicin në baza etnike mbrëmë

Neveritëse: Tifozët serbë të Crvena Zvezdës abuzuan Ibrahimovicin në baza etnike mbrëmë

Zlatan Ibrahimovic ka qenë subjekt i abuzimit etnik gjatë ndeshjes së Milanit në Europa League kundër Crvena Zvezdës, të enjten.

Suedezi ishte në bankën rezervë gjatë tërë ndeshjes ku ‘Rossonerët’ barazuan 2-2 në Beograd, transmeton Periskopi.

Tash është publikuar një video nga gazetarja Arnes Buljusmic-Kustura në Tëitter, ku shihet sulmuesi suedez i patunduar, derisa abuzohet nga fansat e Zvezdës, të cilët as që është dashur të jenë në stadium për shkak të rregullores anti-Covid.

Ibrahimovic raportohet se u quajt ‘Balija’, që është një sharje etnike për boshnjakët që është përdorur ndër vite nga nacionalistët serbë, dhe konsiderohet si një prej ofendimeve më të mëdha, sipas Buljusmic-Kustura.

Shikoni videon më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: