Dana White beson se Khabibi do të ndeshet me McGregorin përsëri pasi e ‘urren me krejt qenien’

Dana White beson se Khabibi do të ndeshet me McGregorin përsëri pasi e ‘urren me krejt qenien’

Kur bëhet fjalë për sportet luftarake, asnjë atlet nuk ka fansa të polarizuar më shumë se Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov.

Që prej fitores së Khabibit kundër McGregorit në tetor të vitit 2018, ai mbrojti titullin dy herë dhe u pensionua nga sporti me rekord 29-0, transmeton Periskopi.

Mirëpo, presidenti i UFC-së, Dana White nuk mendon se rusi nuk do të zhvillojë më asnjë luftë.

White ka kohë që e lidhë Khabibin me një rikthim në oktagon, nëse McGregor mund të rikthehet në krye të divisionit në kategorinë e lehtë.

p1eut4e35mtknijs1iaftbe2u5b.jpg

Arsyeja prapa rikthimit të Khabibit? Sipas presidentit të UFC-së, Khabib do të pranonte të ndeshej për shkak të urrejtjes.

McGregor e shndrroi në armik Khabibin gjatë prononcimeve publike para UFC 223.

Irlandezi vandalizoi autobusin e udhëtimit të Khabibit, pasi u publikuan pamje të rusit duke e goditur Artem Lobov, një pjestar të ekipit të McGregorit.

Pas incidentit, në UFC 223 Khabibi fitoi titullin.

Rivaliteti është përshkuar me një ndjenjë të theksuar të urrejtjes së dyanshme. Kur Khabibi detyroi McGregorin të dorëzohet, ai kërceu mbi oktagon dhe filloi të rrihet me bashkëluftëtarin e irlandezit, Dillon Danis.

Urrejtja mes dy luftëtarëve dhe ekipeve të tyre është e jashtëzakonshme.

”Khabibi nuk po takohet me mua për një arsye,” tha White në një intervistë së fundmi.

p1eut4g4r64qsqar1oro1sipuaod.jpg

”Ai do të thoshte, ‘nuk ka nevojë për takim. Cili është qëllimi të takohemi?’

”’Ju dua, ka qenë madhështore. Faleminderit, por nuk ka nevojë për takim. E dini përgjigjen time.’ Ai nuk e ka thënë këtë apo jo?

”Gjithashtu besoj se ai e urren kaq shumë Conor McGregorin. Urrejtja që kanë këta të dy është më e madhja që keni parë ndonjëherë.

p1eut4r4cla256rk1flu1ncdja4f.jpg

”Dhe besoj se nëse Conor rikthehet, dhe Conor do ta fitojë titullin?

p1eut4taibt8613a5139p1q3ocnoi.jpg

”Vërtetë besoj se ai mund të ndeshet me Conorin. E besoj këtë. Ndoshta e kam gabim, por do të shohim çka do të ndodhë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: