Morina mbron futbollistët pas disfatës nga Prishtina: Është gabimi im
Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka fajësuar vetën për humbjen ndaj Prishtinës në stadiumin e Ferizajt.
Skuadra e Arbërisë pësoi disfatë të thellë ndaj Prishtinës me rezultat 4-0, në xhiron e 20’të në Superligë.
Pas ndeshjes, trajneri Morina tha se fajtori kryesor është vet dhe jo lojtarët.
“Si fillimi si mbarimi ishte i keq. Ne nuk arritëm të reagonim pas golave. Dominim i Prishtinës dhe fitore e merituar. Tek ne nuk funksionoi asgjë.
”Është një dështim i imi. Ndoshta e kam bërë përzgjedhjen e gabuar. Unë kam bërë gabime të përzgjedhjes dhe të taktikës. Nuk ishte gabimi te lojtarët, por tek unë”, ka thënë Morina.