Një italian i gjen ‘thembrën’ Akilit: Eliminohet edhe xhudisti tjetër kosovar
Pas Laura Fazliut, edhe Akil Gjakova është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Akili u eliminua në rundin e tretë nga xhudisti italian, Giovanni Esposito.
Akili ishte shumë më i mirë në këtë përballje që zgjati afër 10 minuta.
Por, një tentim për të fituar me ippon, i kushtoi dhe në fund ishte italiani që u kualfikua në çerekfinale.