Ozil iu uron Ditën e Xhumasë nga Irani: Islami s’ka kombësi

Ozil iu uron Ditën e Xhumasë nga Irani: Islami s’ka kombësi

Futbollisti i mirënjohur turko-gjerman është zgjuar sot me një urim të veçantë për besimtarët myslimanë, duke iu uruar atyre Ditën e Xhumasë [e premte].

Në postimin e tij urues nga xhamia “Jameh” në Isfahan të Iranit, ai ka shkruar se “Islami nuk njeh kombësi, vend-ndodhje gjeografike apo etnicitet. Zoti këqyr në zemrat tona.”

Ozil ishte lënë jashtë ekipit të Arsenalit në atë që besohet se kishte qenë çështje politike, pasi futbollisti kishte goditur Kinën për trajtimin që iu bënte ujgurëve myslimanë. Pak myslimanë kanë guxuar ta bëjnë një kritikë të tillë – dhe ata që e kanë bërë kanë vuajtur pasoja, shkruan Periskopi.

Ozil tashmë është bërë futbollist i ekipit të njohur turk, Fenerbahçe, ku vitin e kaluar kishte luajtur edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Shpërndaje në: