Amir Rrahmani vlerësohet më i dobëti në humbjen e Napolit nga Granada

Amir Rrahmani vlerësohet më i dobëti në humbjen e Napolit nga Granada

Amir Rrahmani ishte i plotë në humbjen e Napolit në udhëtim nga Granda në kuadër të Ligës së Evropës. Napoli pësoi humbje 2:0, duke ia vështirësuar vetës punët për një kualifikim të mundshëm në ndeshjen e kthimit, shkruan Insporti.com.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës edhe në këtë ndeshje ishte titullar për skuadrën e trajnerit italian, Gennaro Gattusso.

Edhe pse në ndeshjet e fundit Rrahmani ishte në formë të mirë, në ndeshjen e sotme ishte më i dobëti në fushë sipas sajtit të njohur “whoscored.com”, që merret me analiza dhe statistika të ndeshjeve.

Ai u vlerësua me notën 5.6, që është më e ulëta për të dy skuadrat.

 

Amiri për partner në mbrojtje kishte mbrojtësin serb Maksimovic.

Golat e fitores për skuadrën spanjolle i shënuan Yangel Herrera dhe Kenedy.

Në këtë ndeshje nuk u paraqitën dy futbollistët tjerë shqiptarë. Elseid Hysaj i Napolit mungoi për shkak të një lëndimi, ndërsa mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Eris Abedini nuk u ftua fare për këtë sfidë.

Shpërndaje në: