Milani nuk arriti fitore kundër Crvena Zvezdës me dhjetë lojtarë, kështu arsyetohet Pioli

Milani nuk arriti fitore kundër Crvena Zvezdës me dhjetë lojtarë, kështu arsyetohet Pioli

Stefano Pioli thotë se Milani ”do ta meritonte fitoren”, por nuk arriti të ndalte Crvena Zvezdën me dhjetë lojtarë të enjten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e finales së Europa League.

”Rossonerët” patën dy herë epërsinë në Beograd, por nuk arritën të parandalonin barazimin 2-2 nga një skuadër që luajti për nje periudhë me 10 lojtarë, transmeton Periskopi.

”Ne rikthehemi në shtëpi pa fitoren që do ta meritonim, pasi nuk arritëm ta bllokonim,” tha Pioli.

”Ne duhet të bëjmë më shumë kundër dhjetë futbollistëve dhe nuk duhet të lejojmë hapësira të tilla. Ishte casja e duhur dhe ne bëmë aq sa duhet për ta sjellur në shtëpi fitoren, por nuk nxorëm më të mirën nga situata.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: