Babai i Elvis Rexhbecajt për Periskopin: Gjasat janë të mëdha që Elvisi të luajë për Kosovën

Babai i Elvis Rexhbecajt për Periskopin: Gjasat janë të mëdha që Elvisi të luajë për Kosovën

Elvis Rexhbecaj shkaktoi stuhi në mediet vendore, pasi potencoi se do të jetë pjesë e skuadrës së Gjermanisë në Olimpiadë.

Mesfushori, i cili ka shënuar pesë gola dhe dy asistime për Kolnin e që realizoi dy kundër Borussia Monchengladbachut, ka qenë top golashënuesi i klubit këtë fushatë.

Ai aktualisht është vetëm i huazuar te Koln nga ëolfsburgu, por ai mund të transferohet në baza permanente aty ku është tash për 7 milionë euro.

Së fundmi, ai në një prononcim për ‘Kicker’ ai potencoi se ka marrë një ftesë nga Gjermania për Olimpiadë, duke u shprehur:

“Unë u thirra nga Stefan Kuntz në dhjetor, ai më futi në listë. Kjo më bën shumë krenar dhe është një nxitje shtesë për mua”.

“Do të ishte një ëndërr që të bashkohesha me Gjermaninë në Lojërat Olimpike.”

Periskopi ka kontaktuar me babain e futbollistit, Rexh Rexhbecaj, i cili ka thënë se pavarësisht këtyre komenteve të birit të tij, ata nuk ia mbyllin derën Kosovës.

”Jo, ne nuk ia mbyllim derën Kosovës,” u shpreh Rexha për Redaksinë e Periskopit.

”Gjasat janë të mëdha që ai të veshë fanellën e Kosovës,” përfundoi ai. /Periskopi.com/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: