Kosovë-Luksemburg: Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat
Ka përfunduar çereku i dytë, Luxemburgu në avantazh ndaj Kosovës me nëntë pikë diferencë.
Ka përfunduar edhe çereku i dytë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku po zhvhillohet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Luxemburgut.
Kombëtarja e Kosovës në basketboll është duke u ndeshur me Kombëtaren e Luxemburgut në kuadër të parakualifikimeve të Kampionatit Botëror në Prishtinë.
Më të mirët për Kosovën gjatë dy çerekëve ishin, Dardan Berisha me pesë pikë dhe katër asistime.
Drilon Hajrizi me gjashtë pikë dhe katër kërcime, Alban Veseli me nëntë pikë dhe dy kërcime.
Për Luxemburgun shkëlqyen, Delgado me 2 pikë, pesë asistime dhe gjashtë kërcime, Vujakovic me 12 pikë, tre asistime dhe pesë kërcime dhe Rugg me 10 pikë, tre asistime dhe pesë kërcime.
Rezultati pas dy çerekëve, Kosova 46-55 Luxemburgu.