Vrapimi i CR7 direkt në bashkëlojtarin e tij mbrëmë ëshë aq komik, sa që ka shkuar viral
Juventusi duhet t’i bëjë të gjitha në fazën e eleminimit direkt të Champions Leagues kundër Portos.
Skuadra e Andrea Pirlos udhëtoi drejt Portugalisë duke shpresuar në një rezultat pozitiv.
Por biankonerët treguan një paraqitje të dobët dhe u mposhtën me meritë 2-1, transmeton Periskopi.
Në faktë, ‘Zonja e Vjetër’ ishte jashtëzakonisht e dobët mbrëmë. Humbja ishte e kuptueshme dhe ndoshta mund të konsiderohet me fat që arriti të shënojë një herë.
Cristiano Ronaldo ishte relativisht i qetë. Nuk ishte nata e tij dhe shpesh shndrrohej në figurë frustruese.
Dhe një moment që duhet ta ketë frustruar edhe më shumë atë, ndodhi në minutën e 61-të.
Me Juventusin që ishte në disavantazh prej dy golave, Ronaldo evitoi një ndërhyrje në të dhe u nis drejt portës së Portos.
Por vrapimi i tij u ndal nga bashkëlojtari i vetë, Alex Sandro.
Mbrojtësi brazilian bllokoi Ronaldon, duke i lejuar kundërshtarit të rifitonte posedimin.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
ARE.
YOU.
SERIOUS.#PortoJuventus pic.twitter.com/p1Ne6kW5l6— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) February 17, 2021