Transformimi i jashtëzakonshëm i trupit të Erling Haalandit që e shndrroi atë në superyll
Ngritja e Erling Haalandit nga një i panjohur në superyll ka ndodhur me shpejtësi të jashtëzakonshme.
Më pak se dy vite për të qenë të saktë. Në verën e vitit 2019, Haaland e njoftoi veten me botën në Kupën e Botës për grupmoshat nën 20-vjeç, transmeton Periskopi.
Talenti norvegjez shënoi plot nëntë gola në fitoren 12-0 kundër Hondurasit dhe paraqitja e tij në kompeticion ia siguroi atij një transferim nga Molde te Red Bull Salzburgu.
Në Austri, Haaland shpejt u shndrrua në sulmuesin më të kërkuar në botë, duke shënuar plot 29 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat.
Më të mirët e Evropës luftuan për transferimin e tij, por futbollisti që ka lindur në Leeds vendosi me mençuri të kalojë te Borussia Dortmundi.
Haaland ka shënuar 41 gola në 42 ndeshje për gjigantin gjerman, derisa paraqitja e tij e fundit brilante erdhi mbrëmë kundër Sevillas.
20-vjeçari shënoi dy herë në fitoren 3-2 të Dortmundit, teksa asistoi një herë.
Futbolli duket sport shumë i thjesht për Haalandin aktualisht, por te Molde ai nuk është shikuar asnjëherë si i veçantë nga bashkëlojtarët.
Kjo ishte ndjesia në skuadër derisa Haaland kaloi një periudhë jashtë i lënduar dhe gjatë asaj kohe, ai vazhdimisht ushtroi në palestër duke pësuar një transformim të jashtëzakonshëm në fizik.
Ish-bashkëlojtari i tij, Ruben Gabrielsen, i cili tani luan për skuadrën nga Ligue 2 – Toulouse – rikujtoi evoluimin e Haalandit në një makineri futbolli në një intervistë vitin e kaluar.
”Kur ai erdhi në klub, ishte djalosh i vogël… nuk ishte aq i mirë për të qenë i sinqertë me ju. Po mendoja ‘po, ndoshta ai mund të luajë në Norvegji’,” tha Gabrielsen.
”Ai pastaj u sëmur dhe u lëndua dhe nuk e pamë për një kohë të gjatë, dhe kur erdhi ishte shumë i madh… ishte kaq i madh! Ishte kafshë tjetër!
”Ai po i vriste të gjithë në stërvitje… ne filluam të qeshnim dhe unë po mendoja ‘kush është ky djalë?’ Dhe pastaj pësoi ngritje meteorike nga aty. Unë qesh kur e shoh në TV dhe kur shënon në Champions League.
”Unë thjesht qesh. Kur ai malltreton mbrojtësit, thjesht qesh sepse kam qenë aty!”
Haaland te Molde
Transformimi i trupit të Haalandit /Periskopi.com/