Zyrtare: Merret vendimi për ndeshjen Angli – Shqipëri
Shqipëria do të mirëpres Anglinë në takimin për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës me datë 28 mars, përcjell Periskopi.
Të gjitha fluturimet e drejtpërdrejta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë janë pezulluar që nga 22 dhjetori, mirëpo Federata Angleze ka marrë një përjashtim nga ky kufizim.
Së bashku me Shqipërinë, Anglia është planifikuar të luajë edhe dy kualifikime të tjera për Kupën e Botës gjatë pushimit ndërkombëtar të marsit.
Edhe pse fillimisht mendohej se ka probleme në stadiumin Air Albania Tirana, ndeshja do të zhvillohet aty.