Nuk u pajtua me eliminimin nga Kupa e Zvicrës, Xhaka ‘nxehet’ keq, përleshet me bashkëlojtarin
Nuk dihet se si do të kishte dalë ndeshja mbrëmë mes Winterthur dhe Basel, nëse Taulant Xhaka do të luante!?
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë nuk ka luajtur për një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi në gjurin dhe tashmë dihet që Xhaka nuk do të luaj tërë sezonin.
Sipas informacioneve të ‘VIEW’, shqiptari pati një përleshje në zhevshtore me bashkëlojtarin, Timm Klose, pasi nuk arriti ta kuptonte eliminimin e hershëm nga Kupa e Zvicrës.
Skuadra e Baselit u eliminua nga Kupa e Zvicrës pas humbjes befasuese me rezultat 6-2 ndaj Winterthurit.
Kujtojmë që në këtë ndeshje një gol erdhi nga shqiptari, Pajtim Kasami.