Khabib ishte nga ata pak fatlumë që e pa ndeshjen Barcelona – PSG, mori fanellat e nënshkruara nga Mbappe
Luftëtari rus, Khabib po gjenë mjaftueshë kohë të shoh edhe futboll.
Ai mori pjesë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe PSG, ku edhe mori në shtëpi fanella të nënshkruara nga Kylian Mbappe dhe Keylor Navas.
Me fotografi të postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram, Khabib e bëri të qartë se ai ishte i pranishëm në ndeshje, nga pak persona që kishin mundësi, edhe pse në stadium nuk u lejohej hyrja sipas protokollit COVID-19.
Të dy, Mbappe dhe Navas, ishin të pranishëm në videot në të cilat ata i postoi, ku shiheshin fanellat e dhuruar, por edhe mesazhet personale për Khabibin.
Pavarësisht se ai është një tifoz i Real Madridit, Khabib e shfrytëzoi plotësisht mundësinë për të parë në këtë ndeshje edhe pse në shtëpinë e rivalëve më të mëdhenj të madirlenëve.