Askush më mirë se Pepe nuk e njeh Cristiano Ronaldon, zbulon sekretin se si ata arritën të mposhtin Juventusin
Skuadra portugeze, Porto mposhtt kampionin e Italisë, Juventusin, 2-1 në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e finales, shkruan Periskopi.
Pepe pas ndeshjes tregoi se Porto e ka studiuar mirë Juventusin, për këtë arsye kanë ushtruar edhe presion të lartë te ta.
“Ne jemi përgjigjur thirrjeve të trajnerit. Ne e dinim që duhej të bënim presion të fortë për të mbajtur Juventusin mbrapa dhe të mos i lejonim ata të luajnë futbollin e tyre” tha mbrojtësi.
Megjithatë, kjo ndeshje akoma mbetet shumë e hapur, sepse Federico Chiesa shënoi një gol afër fundit të ndeshjes për t’i dhënë shpresë Bianconverëve.
“Është e vështirë kur pëson gola në shtëpi në këtë lloj ndeshje, por kemi luajtur një lojë të shkëlqyeshme”, u shpreh Pepe.