Kaq te frustruar nuk e keni parë, Ronaldo nuk u përmbajt kur gjyqtari nuk akordoi penallti në minutat e fundit
Juventusi pësoi me rezultat 2-1 nga Porto në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa Cristiano Ronaldo reagoi ndaj gjyqtarit që nuk akordoi penallti pas një ndërhyrje ndaj tij.
Bianconerët e humbën ndeshjen e parë në Estadio do Dragao, megjithatë në minutat e fundit ekzistoi një situatë e dyshimtë kur portugezi u rrëzua në zonë.
Y avait-il réellement penalty sur @Cristiano à ton avis ? pic.twitter.com/Wk7kIN4RXL
— 𝐀𝐋-𝐌𝐎𝐔𝐒𝐓𝐀𝐏𝐇𝐀 (@Mousttaphaa) February 18, 2021
Superylli i Zonjës së Vjetër e ndali topin dhe e ktheu prapa, kurse në momentin e rrotullimit për ta pranuar, Zaidu Sanusi ndërhyri duke e rrëzuar.
Gjyqtari spanjoll, Carlos del Cerro Grande, e vazhdoi lojën, ndërsa as përgjegjësi i VAR-it, Alejandro Hernandez, nuk ndërhyri.
Ronaldo nuk ishte aspak i kënaqur me këtë vendim dhe është parë duke bërtitur kundrejt tij, si dhe ka debatuar pas fishkëllimës së fundit.
Në anën tjetër, ish-trajneri i Juves, Fabio Capello dhe legjenda Alessandro Del Piero, kanë deklaruar në Sky Sport Italia se ishte penallti e qartë.