Ndeshja e 17’të pa humbje, Man City shkon +10
Manchester City e ka mposhtur 3-1 Evertonin.
Të besuarit e Pep Guardiolës e rikuperuan të mërkurën mbrëma sfidën e mbetur kundër Evertonit.
Ata morën tri pikë për të shkuar në 10 diferencë me ndjekësin më të afërt, Manchester Unitedin.
Phil Foden zhbllokoi ndeshjen. Ai shënoi për 1-0 në minutën e 32-të. Vendasit reaguan me anë të Richarlison që barazoi gjithçka duke shënuar për 1-1 në min 37’.
City ishte në nivel tjetër dhe në pjesën e dytë tregoi më shumë në fushë, duke shënuar edhe dy herë.
Riyad Mahrez shënoi për 2-1 në minutën e 63-të, derisa për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar, realizoi Bernardo Silva në minutën e 77’.