Porto mposht Juventusin në Portugali, por gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit
Skuadra e Portos është treguar më e fortë se Juventus, pasi portugezët mposhtën me rezultat 2:1 ‘Zonjën e Vjetër’, në takimin e parë në kuadër të raundit eliminues për 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.
Minutat startues të dy pjesëve të lojës, përkatësisht 1 dhe 46, ishin minutat ku ekipi portugez ia doli të realizojë për rezultatin 2:0.
Kurse Juventusi realizoi golin e vetëm tek në minutën e 82’të, ku golin e gjeti Chiesa.
Në këtë ndeshje, pamë një përballje mes ish-lojtarëve, Crisitano Ronaldo kundër Pepes.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 9 mars në Torino. /Periskopi