Nuk ka më Messi e Ronaldo, por Haaland e Mbappe – a po fillon një epokë e re në futboll?
Këtë edicion të kompeticionit më prestigjioz për klube, Champions League, po lulëzojnë dy futbollistët, që njëherish po cilësohen si e ardhmja e futbollit.
Mbase të gjithëve po iu shkon në mend se për kë bëhet fjalë.
Kush e vodhi mbrëmë të gjithë vëmendjen dhe la në hije Messin? Kylian Mbappe.
Kylian Mbappe stole the show on Tuesday.
Erling Haaland has stolen the show on Wednesday.
The future.
— GOAL (@goal) February 17, 2021
Kush e vodhi sonte të gjithë vëmendjen dhe la në hije Cristiano Ronaldon, ekipi i të cilit është duke pësuar humbje nga Porto? Haaland.
Dyshja 20 dhe 22 vjecare, po lënë gjurmë të mëdha në këtë edicion të Ligës së Kampionëve dhe, siç duket EPOKA E RE e futbollit ka filluar, por ne ende nuk po e vëmë re. /Periskopi