“Stërvitesha duke kryer mardhënie seksuale”, Tyson zbulon dëfrimet dhe humbjen e parë në boks
Pak më shumë se 21 vjet më parë, më 11 shkurt 1990, Mike Tyson pësoi humbjen e parë të karrierës së tij në Japoni, kundër amerikanit James Douglas, pas 37 fitoreve.
Tyson zbuloi në autobiografinë e tij se çfarë e shkaktoi humbjen. “Nuk doja të luftoja. Gjithçka që më interesonte ishte të organizoja festa dhe të bëja seks.
Gjatë atyre ditëve, në Japoni, kam bërë seks me kamarieret. Takova gjithashtu një vajzë të re japoneze me të cilën kisha kryer marrëdhënie më parë.
Kur bashkëshortja ime shkonte të bënte pazar, unë shkoja te dhoma e kësaj vajze. Kjo ishte stërvitja ime për atë luftim. Një ditë para se të ngjitesha në ring, qëndrova me dy kamariere njëkohësisht. Me pas, me dy vajza të tjera.” Tha Tyson.