Ky shkrim i Amir Rrahmanit është më shumë se një urim: “Emocionet janë të mëdha e fjalët të pakta për të shkruar …”
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahamni është një ndër të paktët futbollistë tanë që ka zgjedhur që Ditën e Pavarësisë së Kosovës ta urojë me një paragraf, shkruan Periskopi.
‘Dardanët’ tjerë anipse nuk shkruan më shumë se një urim të thjeshtë nuk harruan të urojnë këtë ditë të madhe për popullin shqiptar.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, njëherish edhe mbrojtësi i napolitanëve, Amir Rrahamni uroi 13 vjetorin e Pavarësisë me fjalë shumë të veçanta.
Ky është postimi i plotë i Rrahmanit. /Periskopi
“Emocionet janë të mëdha e fjalët të pakta për të shkruar gjithçka që ndjej për ty, Kosovë. Urime 13-vjetori, o vendi më i bukur në botë! Krenar dhe Dardan përgjithmonë”, ka shkruar Rrahmani në rrjetet sociale.