U tha se futbollisti i Napolit e solli në Itali variantin e ri të Covid-19, spitali i qytetit del me komunikatë
Spitali ‘Federico II’ në Napoli ka mohuar raportet se sulmuesi i napolitanëve, Victor Osimhen ka sjellur variantin e ri të Covid-19 në Itali, pas rikthimit nga Afrika.
Osimhen rezultoi pozitiv me koronavirus në fillim të janarit, pas rikthimit në Napoli nga Nigeria ku ai mori pjesë në një aheng ditëlindjeje pa përdorur masat mbrojtëse, transmeton Periskopi.
Uebsajti ‘Regione Campania’ potencoi më herët këtë javë se një variant i ri i Covid-19 është sjellur nga Afrika nga një i punësuar në Itali.
Sipas ‘Il Napolista’, i punësuari në fjalë është Victor Osimhen, por ‘Federico II’ ka mohuar raportin.
”Ne kategorikisht mohojmë lajmin se lojtari i Napolit, Victor Osimhen është profesionisti nga Afrika që ka sjellur variantin e Covid B.1.525,” u tha ndër të tjerash. /Periskopi.com/