Nuk ka krizë te Barcelona, PSG është abnormal i fortë – favorit bashkë me Man Cityn
Shkruan: Andin Lokaj
Në dallim me Pep Guardiolën që e ndertoi skuadrën vit pas viti te City, Mauricio Pochetino e gjeti një PSG të gatshëm dhe në top formë.
Këtë skuadra parisiene e demonstroj mbrëmë në duel me Barcelonën duke e deklasuar midis Nou Camp.
Në rregull, të gjithë e pamë që Neymar nuk ishte shkaku i lëndimit, por PSG me formacionin e mbrëmshëm tregoi se nuk ka nevojë për Neymarin hiç.
Ishte skuadër shumë më e shpejtë, më direkte dhe agresive në secilin moment. Pa brazilianin famoz në terren.
Nuk ka të bëjë me krizën e Barcelonës e cila po luan shumë mirë, por ajo që e karakterizoi kampionin francez ishte përqëndrimi abnormal në secilin pasim. Dhe ishtë fitore më se e merituar me një lojë së cilës ballë mund t’i bëjë vetëm Manchester City.
Por edhe City do të hasë në telashe me një lojtar aq perfekt si Mbappe i cili do të dominojë pas epokës Messi-Ronaldo. Praktikisht është i pandalshëm, ngase është lojtar natyral siç ishte Pele.Rrallë e hiq ka sot lojtar si Mbappe.
Champions League është dëshira e tij pas triumfit në Botëror më 2018. Pengesën e vetme do ta ketë Cityn që ka forcuar mbrojtjen maksimalisht sivjet.
PSG dhe City, këto dy klube të kontrolluara nga miliarderët arab sivjet do të thonë fjalën e fundit në futbollin evropian. Janë shumë më të avancuar se të tjerët. Edhe me financa edhe me kualitet. Dhe e meritojnë të triumfojnë. Sidomos një kryeqendër evropiane si Parisi që nuk ka qenë ende asnjëherë kampion i Evropës.