Kështu uron Vedat Muriqi në ditën e Pavarësisë së Kosovës
Vedat Muriqi më në fund ka arritur që disi t’i gjejë këmbët te Lazio, pas një periudhe anemike te gjiganti romak.
Sulmuesi kosovar rrezikonte të dërgohej në huazim gjatë janarit, por paraqitja e mirë në Kupë kundër Parmës dhe Atalantas, ia siguruan atij qëndrimin më tutje aty ku është tash, shkruan Periskopi.
Dhe, me rastin e 17 shkurtit – ditës së Pavarësisë së Kosovës – ai uroi me modesti popullin kosovar.
Ai postoi një foto në InstaStory, ku shkruan: ”Urime dita e Pavarësisë,” si dhe data 17 shkurt. /Periskopi.com/