Zyrtare: Reprezentuesi i Kosovës huazohet te skuadra Zvicerane
Reprezentuesi i Kosovës, Mirlind Kryeziu në pjesën e mbetur të këtij edicioni do të luajë në kategorinë e dytë të Zvicrës, pasi është huazuar te skuadra e Kriensit nga Zurichu.
Kryeziu është huazuar te Kriensi për shkak të minutazhës së vogël që ka pasur këtë edicion te Zurichu, ku ka regjistruar vetëm një paraqitje në Superligë.
Kriensi është ekip që po lufton për të mbetur në kategorinë e dytë edhe sezonin tjetër.
Kriensi, aktualisht zë vendin e tetë në tabelën e Challenge League me 17 pikë të mbledhura, tri më shumë se Chiasso që renditet i fundit pas 20 xhirove të luajtura.
Kryeziu si futbollist është rritur në akademinë e Zurichut kurse pjesë e ekipi të parë është prej vitit 2017.
Ai ka kontratë me Zurichun deri në vitin deri në vitin e ardhshëm