Kjo është ‘dieta’ që po përdorë Hazard, humbi 4kg brenda 12 ditësh
Në fillim të këtij muaji, Real Madridi humbi belgun Eden Hazard për disa javë pas një lëndimi muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Levantes.
Mediumet spanjolle raportojnë se mesfushori 30 vjeçar pritet të kthehet muajin e ardhshëm.
Hazard ka filluar stërvitjet tashmë dhe mësohet se brenda 12 ditësh ai ka humbur 4kg duke vrapuar.
Kujtojmë se mesfushori belg ishte kritikuar shpeshherë nga tifozët për mbipeshë.
Duke llogaritur kohën gjatë lëndimeve tjera që ka pasur Hazard prej se është transferuar te Real Madridi, afërsisht 1 vit ka qenë jashtë fushës.