Kosovë-Shqipëri: Takimi i veteranëve të futbollit mbyllet me këtë rezultat
Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot (e martë) është zhvilluar një ndeshje miqësore në mes veteranëve të futbollit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Takimi i zhvilluar në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë ka përfunduar pa gola (0:0).
Në takimin në fjalë u paraqitën shumë ish-futbollistë të njohur si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.
Takimi u zhvillua pa prezencën e tifozëve për shkak të pandemisë COVID-19.