Arsenali fillon hetimet kundër Aubameyangut pasi publikohet videoja zhgënjyese e sulmuesit

Arsenali fillon hetimet kundër Aubameyangut pasi publikohet videoja zhgënjyese e sulmuesit

Arsenali ka filluar hetimet për ta kuptuar nëse kapiteni i klubit, Pierre-Emerick Aubameyang ka thyer protokollet strikte të Covid-19.

Pati sugjerime se 31-vjeçari, i cili shënoi hat-trick në fitoren 4-2 kundër Leedsit të dielën, mund të ketë thyer rregulloren e izolimit, transmeton Periskopi.

Drejtuesit e ‘Topçinjëve’ po planifikojnë të bisedojmë me sulmuesin, pasi u publikuan pamje të tij duke bërë një tatuazh të ri në rrjetet sociale.

Çka ndodhi?

Aubameyang u filmua duke bërë tatu të re, teksa videoja u publikua në llogarinë e artistit të tatuazheve nga Spanja, Nicolas Bernal.

Asnjëri, Aubameyang ose Bernal, nuk kanë maska në fytyrë, derisa sulmuesi është duke bërë tatuazh në dorë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alejandro Nicolas Bernal (@alexink8)

Qeveria aktuale e Britanisë së Madhe ka urdhëruar që të gjitha lokalet e tatuazheve të qëndrojnë të mbyllura deri në njoftimin e ardhshëm për shkak të situatës me pandeminë.

Si ka reaguar Arsenali?

Arsenali ka potencuar se planifikon të ulet me Aubameyangun dhe të përcaktojë çka ka ndodhur, para se të ndërmerren veprimet e duhura.

Në një komunikatë të klubit thuhet: ”Ne do të flasim me lojtarin rreth kësaj çështjeje dhe ta kuptojmë çka ka ndodhur.”

Çka ndodhë tash?

Arsenali dëshiron ta kuptojë çka ndodhi saktësisht dhe si e bëri tatuazhin Aubameyang, pasi kjo aktualisht është e paqartë.

Asnjë veprim tjetër nuk do të merret nga klubi, derisa të kuptohet nëse janë thyer rregullat strikte të qëndrimet në ‘fluskë’, siç po etiketohet izolimi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: