Ish-partneri i Georginas flet për herë të parë: “U habita kur u lidh me Ronaldon”

Ish-partneri i Georginas flet për herë të parë: “U habita kur u lidh me Ronaldon”

Jeta e Georgina Rodriguez nuk ka qenë e përbërë nga makina, udhëtime, shtëpi dhe vëmendje nga gazetat. Ka qenë një kohë kur partnerja e Cristiano Ronaldos ishte thjesht një adoleshente e ndrojtur, e cila jetonte në Jaca, në komunitetin autonom të Aragonës, dhe ëndërronte për një jetë vezulluese që tani i përket asaj. Për atë periudhë foli Javi, një personazh misterioz shumë i afërt me të

Është Javier Hernández Piñeiro, për miqtë Javi: një nga konkurrentët në spektaklin Temptation (ishulli) që zhvillohet në Spanjë. “Kemi kaluar shumë kohë së bashku midis moshës 13 dhe 18 vjeç – rrëfeu ai për revistën” La Semana “- Për një vit ishim gjithashtu në klasë së bashku, por edhe kur ndiqnim klasa të ndryshme, gjithmonë e ruajtëm miqësinë tonë.”  Të dy kishin një lidhje romantike në kohën e shkollës së mesme, çifti bënë  plane për të ardhmen, duke ëndërruar të udhëtonin nëpër botë dhe të siguronin jetesën.

“Kur mbaruam mësimin, ajo dhe unë shkuam në park dhe ëndërruam për të udhëtuar dhe për të pushtuar botën – shtoi ai – Dhe tani, vite më vonë, unë shoh se ajo është bërë një grua me një familje të mrekullueshme, e cila ka dëshirat e saj.” Konkurrenti i reality shoë zbuloi se edhe si adoleshente, Georgina “ishte një nga vajzat më të bukura, por shumë selektive”. Historia e dashurisë përfundimisht përfundoi kur Georgina u transferua në Madrid për të provuar dhe ndërtuar një karrierë si balerinë profesioniste.

Lidhja me Ronaldon? “Ishte e pabesueshme, ajo po shoqërohej me futbollistin më të famshëm dhe banorët e Jaca-s nuk flisnin për asgjë tjetër. Unë nuk jetoj më atje, por e di që ky lajm ka një ndikim shumë të fortë.” Duket se të dy nuk kanë mbajtur shumë kontakte: në Instagram nuk e ndjekin njëri-tjetrin. “Unë mbaj më shumë kontakte me motrën Ivana,” pranoi Javi.

Shpërndaje në: