Kjo është renditja tabelare në Superligë pas xhiros së 19-të
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli e ka ndalur Gjilanin me një barazim 1:1 në Drenas, ndërkohë që Trepça ’89 dhe Arbëria janë ndarë baras, po ashtu 1:1, në dy ndeshjet e mbetura të javës së 19-të në Superligë që u zhvilluan sot.
Pas kësaj xhiroje vazhdon të prijë Drita me 44 pikë, e ndjekur nga Ballkani me tri më pak
Prishtina e treta ka 35 pikë ndërsa ende shpreson në titull, kurse me barazimin e sotëm, Gjilani ka venitur shpresat e tyre për titull kampion.
Në fund Besa ka gjashtë pikë, kurse Drenicën e Llapin i ndan një pikë.