Bylbyl Sokoli fajëson futbollistët për barazimin në Drenas: Nuk zbatuan asnjë pikë të asaj që jemi marrë vesh

Bylbyl Sokoli fajëson futbollistët për barazimin në Drenas: Nuk zbatuan asnjë pikë të asaj që jemi marrë vesh

Feronikeli e ka ndalur Gjilanin me një barazim 1:1 në Drenas në kuadër të javës së 19-të në Superligë.

Adem Maliqi e kaloi Feronikelin në epërsi në minutën e 20-të të takimit të javës së 19-të që u zhvillua në stadiumin Rexhep Rexhepi.

Muhamed Useini e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 50-të, duke ia shmangur Gjilanit humbjen e gjashtë këtë sezon.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli u shpreh i pakënaqur me futbollistët, duke thënë se futbollistët nuk zbatuan asnjë pikë të asaj që jemi marrë vesh.

“Nuk jam i kënaqur as me lojën e as me rezultatin. Kjo është e patolerueshme, pasi që nuk jemi marrë vesh para ndeshjes. Nuk është aspak korrekte dhe nuk shkon me përgatitjen që kemi bërë për këtë takim. Fubollistët nuk zbatuan asnjë pikë të asaj që jemi marrë vesh. Kemi shumë punë për t’u përmirësuar. Kështu nuk guxojmë të luajmë asesi”, deklaroi Sokoli pas ndeshjes.

Gjilani është në pozitën e katërt në tabelë dhe tani ngel 14 pikë larg lideres dhe rivales, Drita, si dhe 11 larg vendit të dytë, të fundit që siguron një vend në kualifikime për garat evropiane

Shpërndaje në: