Drejtoi shumë skuadra evropiane, ky është trajneri grek që ka marrë menaxhimin e skuadrës së Kosovës

Drejtoi shumë skuadra evropiane, ky është trajneri grek që ka marrë menaxhimin e skuadrës së Kosovës

Skuadra e Rahovecit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin grek, Fotis Takianos.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, duke shkruar se Takianos, do ta udhëheq klubin deri në fund të edicionit.

Trajneri grek ka drejtuar shumë skuadra të njohura në Evropë. Ndërsa, kjo është aventura e dytë në Kosovë, ku më parë ka qenë trajner i Bashkimit.

Postimi i plotë:

“Tekniku me përvojë shumëvjeçare, Takianos, do ta udhëheqë ekipin deri në fund të edicionit.

Ai ka drejtuar skuadra të njohura në Evropë, ndësa kjo do të jetë aventura e dytë në Kosovë.

Bashkë me të, klubi synon të marrë rrugë të qartë drejt objektivave”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.

Shpërndaje në: