Interi merr kreun e tabelës, mposht lehtësisht Lazion

Interi merr kreun e tabelës, mposht lehtësisht Lazion

Skuadra e Interit ka arritur t’i mposht lacialët me rezultat 3:1, duke arritur ta marrë kreun e tabelës së Serie A, shkruan Periskopi.

Autor i dy golave per Interin ishte Romaleu Lukaku, tashmë rivali kryesor i sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Kurse golin e tretë e shënoi sulmuesi argjentinas, Lutaro Martinez.

Në anën tjetër, Lazio arriti të shënonte vetëm një herë në portën e vendasëve përmes mesfushorit argjentinas, Escelante, të cilin e asistoi serbi Milinkovic.

Në këtë takim nga minuta e 69’të u paraqit reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili nuk arriti të lë shumë shenjë në këtë ndeshje. /Periskopi

Shpërndaje në: