Goli i Bruno Fernandesit ndaj WBA-së krahasohet më atë të Zidanes në vitin 2002
Tifozët e futbollit kanë krahasuar golin e Bruno Fernandesit kundër West Bromit me golin mahnitës të Zinedine Zidanes në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2002.
Fernandes shënoi golin e barazimit për Manchester Unitedin në barazimin 1:1 ndaj West Bromwich Albionit.
Bruno shënoi as një krosimi nga Shaw nga ana e majtë me një goditje vollej për ta mposhtur portierin kundërshtar.
Megjithatë ka prej shumë tifozëve që mendojnë se ky nuk është një krahasim i duhur, pasi ai i Zidanes është më i shkëlqyeshëm se ai i shënuar nga Bruno.
Ndryshe, goli i portugezit ishte i 22-ti në Premierligë.