Tifozët e Crvena Zvedës me kërkesë të çuditshm për presidentin serb: “Vuçiq, na lejo në stadium të eleminojmë Milanin”
Crvena Zvezda-Milan do të jetë takimi që do të luhet ditën e enjte në fazën e eleminimit të “Europa League për raunin e 1/16-tave. Një ndeshje që mezi po pritet në Serbi, sidomos për tifozët e Crvena-s “Delije”. Këto të fundit nëpërmjet një letre të hapur që shkon për Aleksandar Vučić, klubi kërkon lejen për t’i pritur gjigandët e Italisë me 15.000 tifozë në stadium, që ndryshe përkëthehet në 30% të kapacitetit. Ajo që premtohet është suksesi për të eliminuar Milanin në mënyrë që Serbia të kthehet në kryefjalë të mediave europiane, pasi dështimi i kuqezinjëve do të tërhiqte vëmendje. Kujtojmë që Vuçiç ka qënë një tifoz i thekur i klubit serb.
“I nderuar President, Ne po ju drejtohemi në lidhje me organizimin e ndeshjes 1/16 finale të UEFA Europa League në të cilën 18.02. FC Red Star mirëpret AC Milan në stadiumin Rajko Mitic në Beograd.
FC Crvena zvezda është e gatshme të organizojë ndeshjen në prani të 30% të tifozëve nga kapaciteti maksimal i stadiumit, në përputhje me protokollet e UEFA-s për organizimin e ndeshjeve gjatë pandemisë së virusit covid-19. Në këtë drejtim, ne po ju dërgojmë këtë kërkesë për të shqyrtuar mundësinë e organizimit të një ndeshje në prani të 15,000 tifozëve, që është 30 përqind e kapacitetit të stadiumit tonë.
Dëshira e madhe e klubit dhe miliona njerëzve është të mirëpresin kampionin e shtatë herë Evropian me mbështetjen nga tribunat. Dihet se sa do të thotë mbështetja e tifozëve tanë për klubin. Ne jemi të sigurt që me praninë e tyre, ekipi ynë do të kishte një avantazh të madh dhe për këtë arsye një shans shumë më të mirë për sukses.
Ne shpresojmë që duke eliminuar një rival të njohur në këtë duel, ne mund t’i hapim derën klubit për ngritje të reja në majën e futbollit Evropian. Prandaj, ne besojmë se me fuqinë e autoritetit tuaj, ju mund të na ndihmoni të mirëpresim Milanin e madh, me të cilin kemi një traditë të gjatë të dueleve të ndërsjella, para tifozëve.” Shkruhej në letrën e tifozëve.