Shën Valentin në rrugët e Romës, futbollisti i njohur nis romancën me bukuroshen napolitane

Shën Valentin në rrugët e Romës, futbollisti i njohur nis romancën me bukuroshen napolitane

Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo është kthyer në rolin e protagonistit, por këtë herë jo në fushën e blertë. Pasi u përfol për një lidhje me modelen Madalina Ghenea, këtë herë lojtari duket se është hedhur në krahët e Chiara Nastit.

Disa ditë më parë, mediat italiane treguan se si futbollisti i PSG,Neymar ngacmonte bukuroshen nga Napoli nëpërmjet rrjetit social Instagram.

Sot, në ditën e Shën Valentinit, talenti i Romës i dërgoi një buqetë me trëndafila të kuq, në qendër formonin numrin 22(numri i fanellës së tij).

Modelja jashtëzakonisht e famshme që ka gati 2 milion ndjekës në Instagram ndau foton në rrjetin e saj në Instagram dhe u bë virale brenda disa minutash. Ajo më vonë postoi një foto të Koloseumit.

Shpërndaje në: