Drejtuesit e Juventusit – gjyqtarit: Si nuk ju vjen turp!

Drejtuesit e Juventusit – gjyqtarit: Si nuk ju vjen turp!

Drejtuesit e Juventusit janë kapur në kamerë duke i kritikuar ashpër nga tribuna gjyqtarin e ndeshjes Napoli – Juventus të shtunën.

Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici dhe Pavel Nedved i kanë bërtitur “të të vijë turp” gjyqtarit të ndeshjes Napoli – Juventus në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Kampioni në fuqi i Italisë u mposht 1:0 nga Napoli i Amir Rrahmanit në Stadio Maradona.

Trajneri i Juves Andrea Pirlo ishte ankuar pas ndeshjes së penalltia e fituar nga qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës Rrahmani ishte e padrejtë.

Një video e publikuar të dielën në rrjetet sociale dëshmon se trajneri i Juventusit nuk ishte i vetmi i palumtur me referimin e Daniele Doverit.

“Të të vijë turp Calvarese, si nuk ke turp”, Paratici iu referua gjyqtarit të katërt.

“Si nuk është karton i verdhë ai? Mjaft më”, ka thënë zëvendëspresidenti i Juves Nedved.

Paratici dhe Nedved ishin pezulluar në dhjetor për fyerje ndaj gjyqtarëve gjatë derbit të Torinos.

Shpërndaje në: