Manchester Unitedi nuk merr më shumë se një barazim në udhëtim te West Bromi

Manchester Unitedi nuk merr më shumë se një barazim në udhëtim te West Bromi

West Bromwich Albion dhe Manchester United kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e xhiros së 24 në Ligën Premier, e cila u zhvillua në ‘The Hawthorns’.

Skuadra vendase shënoi një gol të hershëm (2’), kur Mbaye Diagne priti një harkim nga Conor Gallagher dhe shënoi me kokë.

Në fund të pjesës së parë (44’), rezultati u barazua me golin e Bruno Fernandes, i cili priti një top në zonë dhe shënoi me vole.

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre në fraksionin e dytë, ndërkohë që pati një shqyrtim të VAR-it për penallti për Djajtë e Kuq që nuk u akordua.

Shanset vazhduan deri në mbyllje të sfidës, por edhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit shifrat ishin identike.

Manchester Unitedi ndodhet në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me Leicester Cityn që ndodhet një pozitë më poshtë, kurse lideri Manchester City ka shtatë pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Shpërndaje në: