Real Madrid – Valencia, formacionet zyrtare
Real Madridi do të ketë përballë Valencian në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas.
“Los Blancos” kanë grumbulluar vetëm 19 lojtarë, prej tyre katër nga Real Castilla shkaku i mungesave të shumta që po përballet trajneri Zinedine Zidane.
Hazard, Marcelo, Militao, Odriozola, Ramos, Rodrygo dhe Valverde nuk janë të gatshëm dhe do të mungojnë shkaku i lëndimeve.
Mediat spanjolle ditë më parë publikuan një video ku shiheshin lojtarët e Realit duke ngritur pesha me intenzitet të lartë, duke shtuar pyetjen nëse lëndimet e Realit po vijnë nga palestrat.
Sidoqoftë, rikthimi i Kroos dhe Carvajal përbëjnë lajm të mirë për Zidane.
Në anën tjetër, Cheryshev dhe Cilessen mungojnë për Valencian.
Reali kërkon të rikthehet në pozitën e dytë, dhe të vazhdojë ndjekjen e Atletico Madridit.
Valencia këtë sezon nuk ka regjistruar parqitje të mira, ata gjenden në pozitën e 12-të me 24 pikë total
Formacionet zyrtare të klubeve.
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Varane, Nacho, Kroos, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Vinicius, Mendy.
Valencia: Domenech, Thierry, Paulista, Ferro, Guedes, Soler, Gaya, Wass, Racic, Vallejo, Gomez.